Kujt i përket kjo unazë me diamante, që vlen dhjetëra mijëra euro?

Ndryshe

Kujt i përket kjo unazë me diamante, që vlen dhjetëra mijëra euro?

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 08:31

Në vend se të merr një shumë të majme të parave, personi që e ka gjetur këtë unazë me diamante, po e kërkon pronarin e stolisë së shtrenjtë.

Burri që e ka gjetur unazën në qendër të Londrës, fillimisht ka menduar se është një imitim me xhama.

Mirëpo me të pastruar dhe shikuar më afër unazën, ai ka vërejtur një shkëlqim të veçantë.

“Më kap ankthi dhe e urrej vetën, kur më humbë telefoni në shtëpi. Mund të imagjinoj se çfarë ndejnë personi që e ka humbur unazën e fejesës” ka thënë ai.

Kjo unazë që duket të jetë e fejesës, vlen dhjetëra mijëra euro dhe po e pret pronarin që i përket.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat