Ndalon për ta ndihmuar të ndërrojë gomën, në këmbim merr 200 mijë dollarë (Video)

Ndryshe

Ndalon për ta ndihmuar të ndërrojë gomën, në këmbim merr 200 mijë dollarë (Video)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 09:05

Duhet të ishte një video eksperiment social, siç qarkullojnë shumë në rrjetet sociale, por u transformua në një garë solidariteti me fund të lumtur.

Gjithçka nisi kur amerikani Brian Palazola i kanalit YouTube HammyTv, u ndalua në rrugë me makinën e tij duke u shtirur se kishte nevojë për ndihmë, për të ndërruar një gomë të makinës, për të zbuluar kush dhe pas sa kohe do i vinte në ndihmë.

Kalojnë plot dy orë në indiferencë totale të shoferëve, deri kur u ndal Eric, një burrë që u ofrua për të ndihmuar Palazola.

Ai e ka trupin e mbuluar me shenja djegiesh dhe ndërsa tregon historinë e tij, është e qartë se ai që ka më shumë nevojë për ndihmë është pikërisht Eric.

Pak kohë më parë ai humbi shtëpinë e tij ghe gjithë sa kishte brenda, në një zjarr të tmerrshëm dhe para se të ndalohej për të dhënë ndihmë, po kthehej nga një vizitë mjekësore për të kontrolluar gjendjen e djegieve të tij.

Palazola, kur dëgjoi historinë e Eric, i tregoi se ishte një shaka dhe e ndërroi vetë gomën. Më pas i dhuroi të riut një tavolinë të vogël dhe lëshoi një apel në GofoundMe, ku brenda pak kohësh donacionet shkuan në 200 mijë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat