Të ndara para 40 vitesh, dy motrat e gjejnë veten kolege (Foto)

Ndryshe

Të ndara para 40 vitesh, dy motrat e gjejnë veten kolege (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 08:04

Të punësuara në të njëjtin repart spitali në Sarasota, të Florida (SHBA), dy koreane Holly Hoyle O’Brien dhe Meagan Hughes u bën mike.

Kështu ato i rrëfenin njëra tjetrës jetën e tyre, deri kur në një moment zbuluan se ishin motra. Ishin ndarë para 40 vitesh, kur ishin ende foshnje dhe jetonin në Korenë e Jugut. Një test i ADN-së konfirmoi gjithçka.

Dy motrat nuk shiheshin me njëra tjetrën qysh prej viteve ’70-të, kur ishin vetëm disa vjeçe. Ato ishin braktisur në dy jetimore në Korenë e Jugut.

Pok-nam Shin, e cila tani quhet Holly Hoyle O’Brien, kur ishte 9 vjeçe në vitin 1978, u adoptua nga një çift amerikan i cili e çoi në Virginia.

Eun-Sook, në vitin 1976 u birësua nga një familje në New York, e cila e quajti Meagan Hughes.

D motrat nuk ishin parë asnjëherë, deri kur u punësuan si infermiere në spitalin e Serasota, ku për shkak se kishin të njëjtin orar pune u bën edhe shoqe.

Duke biseduar me njëra tjetrën zbuluan një sërë rastësish, se si të dyja ishin rritur në jetimore dhe më pas ishin adoptuar nga familje amerikane. Kështu Holly i kërkoi Megan të bënin një test ADN-je, duke zbuluar lidhjen e tyre, rreth një muaj më parë.

“Dukej shumë e bukur për të qenë e vërtetë”, tha Holly Hoyle O'Brien për gazetën “Sarasota Herald Tribune”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat