Studimi shokues, bretkosat po zhduken

Ndryshe

Studimi shokues, bretkosat po zhduken

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 20:30

Bretkosat janë në rrezik zhdukjeje. Të dhënat për uljen e numrit të tyre kanë ndryshuar si pasojë e ndryshimi të klimës dhe ndotjes së mjedisit, i cili ka ndryshuar ekosistemin e planetit tonë.

Nëse ulja vazhdon me të njëjtat ritme, me qindra specie bretkosash mund të zhduken totalisht brenda shekullit të ardhshëm. Ky studim është publikuar në PNAS, revistën e Akademisë së Shkencave të Shteteve të Bashkuara. Kërkuesit e Departamentit të Shkencave Biologjike në “Macquarie University”, të Australisë janë përfshirë në kërkime, për të zbuluar fenomenin.

Ekspertët kanë analizuar të dhënat ndërkombëtare në rënie të popullatës së bretkosave. Profesori Alroy thotë se në botë 200 lloje bretkosash, nga 6355 që janë në total, u zhdukën gjatë harkut kohor 1960-1990.

Në dy shekujt e ardhshëm, nëse vazhdohet me normat aktuale, eksperti thotë se ato do të zhduken. Ngrohja globale, shkatërrimi i habitateve, përhapja e kërpudhës së quajtur BD (Batrachochytrium dendrobatidis), mund të kenë kontribuar në rënien e popullatës së bretkosave.

Ulja më e madhe e numrit të tyre është konstatuar në Brazil dhe në Amerikën Qendrore. Ndërsa në Guinenë e Re, humbjet mund të jenë shkaktuar nga shpyllëzimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat