Prindërit i bëjnë një dhuratë shokuese djalit për 20-vjetorin

Ndryshe

Prindërit i bëjnë një dhuratë shokuese djalit për 20-vjetorin

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:53

Japonezi Yuma Hasegawa e nisi ditëlindjen e 20-të, duke marrë një zarf nga prindërit.

I mbështjellë me kujdes, zarfi dukej intrigues.

Por brenda nuk kishte ndonjë kartë, kupon apo dokumentet e makinës së re.

Ishte thjesht një mesazh, ose për të qenë më të saktë një letër e mamit e babit, ku konfirmonin vendimin e tyre për të hequr dorë si prindërit e tij.

Në Japoni, ku Hasegawa jeton, 20 vjeç është mosha ligjore për t’u klasifikuar si madhor.

Në letër, prindërit i thonë se tani është koha që ai të bëhet një anëtar i përgjegjshëm dhe i mirë për shoqërinë.

Si fillim i kujtojnë se duhet të paguajë qiranë e shtëpisë ku jeton me prindërit.

Letra është kthyer në hit në rrjet.

Yuma shpreson që të jetë një shaka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat