Pesë gjëra që duhet t’i dini për Che Guevarën

Ndryshe

Pesë gjëra që duhet t’i dini për Che Guevarën

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 13:13

Ernesto Guevara de la Serna, i njohur me nofkën Che, ka vdekur 48 vjet më parë. Argjentinasi që luftoi krah kubanëve në Guatemalë u vra në 9 tetor të vitit 1967.

Pseudonimi që u bë pjesë e emrit

Nofka Che, që më pas u bë pjesë e emrit të tij, iu vu nga bashkëluftëtarët kubanë, për shkak se ai vetë e përdorte këtë fjalë shumë shpesh. “Che” në Argjentinë është fjalë pa një kuptim të përcaktuar, por përdoret për të tërhequr vëmendjen e bashkëbiseduesit dhe për të rinisur bisedën.

Fotoja ikonë

“Luftëtari heroik” titullohet kjo foto, e cila është një nga më të përdorurat në botë. Fotoja është shkrepur nga fotografi kuban Diaz Gutierrez, i njohur ndryshe si Alberto Korda, i cili pavarësisht përdorimit të gjerë të fotos në të gjithë botën, nuk ka nxjerrë asnjë përfitim prej saj. Fotoja është bërë në vitin 1960 në Havana dhe 7 vjet më vonë iu dhurua botuesit milanez, Giangiacomo Feltrinell, i cili e përdori për kopertinën e librit “Ditari i Bolivisë”, me autor Che Guevarën. Që nga ai moment, fotoja është përdorur gjerësish miliona herë.

Dashuria për sportin

Pavarësisht se vuante nga astma, e cila e kishte detyruar familjen e tij të transferohej nga Rosario në Cordoba, Che ishte i pasionuar pas sportit, veçanërisht regbisë. Atij i pëlqente edhe basketbolli, bejsbolli, kanotazhi dhe xhirot me deltaplan. “Do ta lë sportin vetëm kur të vdes”, thoshte ai.

Adhurues i shahut

Che Guevara adhuronte shahun. Ai kishte mësuar të luante nga kampioni kilian Rene Letelier. Në Kubë, ai e kishte kthyer pasionin pothuajse në profesion, pasi ftonte në lojë protagonistë të shahut nga mbarë bota.

Një ditar me ngjarjet e jetës

Che Guevara mbante një ditar në të cilin hidhte shpesh idetë e tij. Aventurat si udhëtimet e gjata me drejt Argjentinës, Kilit, Perusë, Kolumbisë dhe Venezuelës apo ndihma për të sëmurët lebrozë, qëndrimet mbi varfërinë e indigjenëve apo përvoja e luftës janë të gjitha tema të prekura nga Che në ditarin e tij. Disa prej tyre janë botuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat