Hoqi dorë nga sheqeri dhe alkooli për një muaj, ja rezultati (Video)

Ndryshe

Hoqi dorë nga sheqeri dhe alkooli për një muaj, ja rezultati (Video)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:52

Të gjithë kemi dëgjuar për efektet negative të sheqerit në trupin tonë.

Por një holandez, i quajtur Sacha Harland vendosi të testojë efektet në trupin e tij nëse do hiqte dorë nga sheqeri i shtuar dhe alkooli për një muaj.

Eksperimenti i tij është dokumentuar në një video, që tregon këtë udhëtim emocionues.

Ai humbi 4.5 kilogramë, i ra presioni i gjakut, niveli i sheqerit në gjak dhe kolesteroli.

22-vjeçari thotë se mbeti i befasuar kur vuri re se çfarë efekti kishte në trup kur iu rikthye sheqerit pas muajit të eksperimentit.

Ai thotë se kaloi aritmi dy herë brenda pak kohësh, kishte probleme me gjumin, ndërsa rikthimi i sheqerit në trup ndikoi edhe tek humori i tij.

Gjatë muajit të provës ai hëngri fruta të freskëta, perime, peshk, arra, vezë, kos.

Ndërkohë hoqi dorë nga picat, hamburgerat, alkooli si birra dhe vera, çokollata, patatinat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat