Gjen kartën e një studenteje dhe tenton ta gjejë, por nuk është një çfarëdo

Ndryshe

Gjen kartën e një studenteje dhe tenton ta gjejë, por nuk është një çfarëdo

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 09:39

Gjen një dokument, më saktësisht një kartë studenti dhe tenton që të gjejë të zonjën përmes Twitter. Një gjë që ndodh shpesh, por protagonisti i këtij rasti nuk është një i çfarëdoshëm.

Nëse emri yt është Lauren, aktori Tom Hanks po të kërkon, por vetëm nëse ke humbur kartën e studentit. Ylli i Hollywood, dy ditë më parë thotë se ka gjetur në park dokumentin e një studenteje të Fordham University, New York.

Për gjetjen e vajzës, aktori publikoi foton e kartës në Twitter. Si përgjigje mori rreth tre mijë retweet, mes tyre edhe të një vajze që mund të jetë Lauren.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat