Çadra inteligjente, sigurohuni që nuk do ta humbisni më atë

Ndryshe

Çadra inteligjente, sigurohuni që nuk do ta humbisni më atë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:47

Nëse e humbisni gjithmonë çadrën, dhe përfundoni duke u lagur nga shiu, atëherë kjo shpikje mund të jetë për ju. Çadra, e krijuar nga Blunt, ka një çip me Bluetooth të fshehur brenda një xhepi, me të cilin i tregon vendndodhjen pronarit, dhe e njofton nëse e ka harruar në ndonjë vend.

Çadra është gjithashtu shumë e fortë dhe mund t’ju mbrojë nga shiu apo era. Është krijuar një aplikacion për iPhone dhe pajisjet Android posaçërisht për çadrën, ku ju mund të merrni informacione mbi vendndodhjen e saj.

Nëse çadra është 15-30 metra larg pronarit, brenda në shtëpi ose në restorant, për shembull, atëherë aplikacioni “Tile” tek telefoni do të lëshojë një tingull të caktuar derisa pronari të konfirmojë se e ka gjetur çadrën. Çipi së bashku me aplikacionin ju lejojnë gjithashtu të kujtoni se ku e keni lënë për herë të fundit çadrën. Çadra vjen në dy madhësi të ndryshme dhe kushton 93 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat