​Si është të ecësh mbi urën më të frikshme në botë? (Foto)

Ndryshe

​Si është të ecësh mbi urën më të frikshme në botë? (Foto)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 23:19

Një aventurë e re në perëndim të Gjermanisë po tërheq mijëra turistë guximtarë çdo ditë nga e gjithë bota falë pamjeve të mrekullueshme e njëkohësisht drithëruese në gati 100 metra lartësi në kanionit.

Vizitorë të pafrikësuar kalojnë nga njëra anë në tjetrën mbi urën e përkulur. Nga lart shihet një pamje mahnitëse pemësh në kanionin Geierley.

Me gjatësi 365 metra, ajo është ura me litarë më e gjata në Gjermani. Ideja e ndërtimit të kësaj ure u propozua në vitin 2006 por planet u braktisën pasi në fillim një urë e tillë konsiderohej e parealizueshme.

5 vjet më vonë, projekti u rivu në punë, dhe këtë herë me rezultate më të mira.

Ndërtimi i saj filloi më 26 maj të këtij viti dhe përfundoi në kohë rekord brenda 130 ditëve. Deri tani atë e kanë vizituar 170 mijë vetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat