“Gjithmonë me ju”, mesazhi i fundit i 6- vjeçarit për prindërit para vdekjes

Ndryshe

“Gjithmonë me ju”, mesazhi i fundit i 6- vjeçarit për prindërit para vdekjes

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 09:28

Një djalë i moshës 6- vjeçare nga Kentucky, SHBA, u nda nga jeta fundjavën e kaluar, por para se të ikte nga kjo botë, mendimi i fundit i tij ishte për prindërit, duke u lënë një mesazh lamtumire.

Nëna e tij siç raporton “Mirror”, pas kthimit nga spitali ishte e shkatërruar, por befas gjeti në tavolinë një mesazh, një përshëndetje nga i vogli im.

“Gjithmonë me ju. Faleminderit mami dhe babi”, ishin këto fjalët e shkruara në letër, të cilat e prekën edhe më shumë Ambra Shoemake.

Gruaja u përfshi nga dhimbja pas leximit të mesazhit, të cilin vendosi t’a publikojë në media.

Vogëlushi ishte prekur nga një infeksion i rëndë në tru dhe kur kuptoi se për të nuk kishte shumë shpresë, vendosi të shkruajë diçka për prindërit, në mënyrë që të ngushëlloheshin për humbjen e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat