A do të kishit guxim të ecnit në këtë urë të tmerrshme nga xhami? (Video)

Ndryshe

A do të kishit guxim të ecnit në këtë urë të tmerrshme nga xhami? (Video)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 14:03

Ditë më parë në Kinë është hapur një urë varëse me gjatësi 300 metra dhe me lartësi 180 metra. Kjo urë me xham të tejdukshëm, është vepër e arkitektit izraelit Haim Dotan, ndërsa është vendosur mbi një shkëmb të lartë në parkun argëtues Changzie, raporton Zeri.info.

Vetëm më të guximshmit mund të marrin guximin që të kalojnë nëpër këtë ndërtim të çuditshëm. Kështu disa turistë ishin munduar të ecin përtej urës e cila gjendet në lartësi të madhe dhe e cila luhatet nga pak, çka jep një ndjenjë të pakëndshme.

Në këtë video mund të shihni se si disa vizitorë kalojnë urën duke u mbajtur për rrethoje, derisa të tjerët ecin duke u zvarritur, nga frika se do t’ju ndodh diçka gjatë kësaj aventura. A do ta kishit ju guximin të ecnit mbi këtë urë?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat