Itali, Fundi i lumtur, pasi i shpëton mbytjes në gomone, sjell në jetë djalin e saj

Ndryshe

Itali, Fundi i lumtur, pasi i shpëton mbytjes në gomone, sjell në jetë djalin e saj

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 17:39

Ndërsa në kufijtë tokësor ka nisur udhëtimi i mijërave emigrantëve nga Hungaria drejt Austrisë, në brigjet italiane vazhdon zbarkimi i dhjetra, qindra emigrantë nga anije e gomone të shpëtuara në mes të detit.
Pas imazhit tronditës të vogëlushit sirian të mbytur në brigjet turke, një histori e ngjashme po me një fund të lumtur u përjetua gjatë natës së shkuar mes ujërave të Mesdheut.
Ester Terry, nigeriane 24 vjeç, me një shtatëzani të përjetuar në një udhëtim përmes Saharas e javëve pafund në brigjet libiane në pritje të një udhëtimi shprese, solli në jetë djalin e saj gjatë një operacioni shpëtimi, ndërsa anija me të cilën po udhëtonte ishte pothuajse e mbytur.
Roja bregdetare italiane informon se në bordin e anijes së tyre të patrullimit, në mes të atij deti që gjatë javëve të fundit ka përpirë qindra jetë emigrantësh, personeli mjekësor ka asistuar në lindjen e një foshnjeje të seksit mashkull.
Nëna e tij 24 vjeçare, me kombësi nigeriane u shpëtua bashkë me 91emigrantë të tjerë pas një sinjali të mbërritur në rrugë satelitare në qëndrën operative të Lampeduzës. Udhëtimi i lodhshëm i nënës nigeriane, përshpejtoj lindjen duke sjellë një jetë të re në mes të atij deti mbushur me tragjedi.
Sipas dëshmitarëve në anijen pothuajse të mbytur ku udhëtonte nëna e re udhëtonin 115 persona, e për momentin 23 persona rezultojnë të humbur.
Vogëlushi i ardhur në jetë cili peshon 3 kg nëna e quajti Feminò dhe pse komandanti i anijes së shpëtimit i kishte sugjeruar emrin “Salvatore”, Shpëtim.
Po gjatë ditës së djeshme një rast i pazakontë është verifikuar në bordin e një anije të mbërritur në brigjet e Raguzës. Janë 80 emigrantë miorenë të pashoqëruar, fëmijë e adoleshentë të gjithë me kombësi egjiptiane dhe 21 persona mazhorenë janë shpëtuar nga Roja bregdetare në Kanalin e Siçilisë.
Për autoritetet italiane kurrë më parë nuk është regjistruar një numër kaq i madh minorenësh të mbërritur nga një anije e vetme, duke shpresuar se ky është vetëm një rast i rrallë që nuk do të përsëritet.
Ndërkohë 362 ëshë numri i emigrantëve që mbërritën sot në portin e Katanias pas dy operacioneve shpëtimi të kryera gjatë natës nga anijet e Rojes bregdetare italiane, nisur nga porti i Pozzallos e Augustas, si dhe nga nga një anije ushtarake braziliane.
Nga Luksemburgu ku merr pjesë në mbledhjen informale të vendeve të BE, Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni ka deklaruar “se asnjë shtet nuk duhet më t’u kundërvihet propozimeve të BE në fushën e emigracionit. Nëse eziston vetëdija e asaj çka po ndodh e mungon aksioni i veprimit, kriza e emigrantëve do të bëhet gjithnjë e më e komplikuar.”
Ndërsa sot Presidenti i Republikës italiane, Serxhio Mattarella, gjatë një deklarate publike mbi krizën e emigracionit i ka bërë thirrje politikës europiane se “ngritja e mureve dhe vendosja e vetove ushqen vetëm nacionalizmin e populizmin.
Kriza e emigracionit, u shpreh ai, mes të cilëve dhe vogëlushi Aylan janë imazhe të tmerrshme që bien ndesh me vlerat e Europës dhe me kuptimin e vërtetë të njerëzimit. Është një iluzion të mendosh se siguria e Europës garantohet duke mbyllur kufijtë.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat