Paraja nuk e blen lumturinë: Ja pse këtij miliarderi i është mërzitur jeta!

Ndryshe

Paraja nuk e blen lumturinë: Ja pse këtij miliarderi i është mërzitur jeta!

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 20:51

Që kur u lançua në vitin 2009, më shumë se 100 milionë njerëz, kryesisht në moshë shkollore, kanë shkarkuar Minecraftin, lojën që ka sjellë mbi 700 milionë dollarë përfitime të pastra. Qëllimi i lojës është të jetosh në një botën virtuale plot me pengesa të “minuara”. Prandaj, është ironike të mësosh se miliarderi suedez që ka shpikur këtë lojë, ka ngecur në kurth në një botë të pakuptimtë dhe të izoluar.

Thuajse një vit pasi ai e shiti Minecraftin tek gjigandi Microsoft për 2.5 miliardë dollarë, Markus Persson, 36 vjeç, këtë javë postoi disa mesazhe patetike.

Ai kërkonte që 2.5 milionë ndjekësit e tij në Twitter të mësonin se sa horror është jeta kur je super i pasur.

Kjo ka bërë që ai të jetë i vetmuar, i pamotivuar dhe i paaftë për të krijuar një marrëdhënie kuptimplotë me dikë.

“Problemi kur ke gjithçka është se ndërveprimi njerëzor bëhet i pamundur për shkak të disbalancës. Del në Ibiza me miq të famshëm dhe bën festa me njerëz të njohur; mund të bëj ç’të dua, por kurrë nuk jam ndjerë më i izoluar. Gjeta një vajzë të shkëlqyer, por ajo ka frikë nga unë dhe stili im i jetesës, kështu që shkoi me një person normal”, thotë ai, duke shtuar se edhe miqtë e tij në Suedi nuk kanë kohë për të.

Persson e pranon se duket qesharak me këto që thotë. Ndaj, pas raportimeve në media, ka kërkuar falje ndaj personave me probleme reale për ankesat që ka bërë. E se e ka tepruar me ato që thotë, është dëshmia se shpenzon paratë si budalla: ai ka shpenzuar 100 mijë funte vetëm në një natë në Las Vegas. Në një rast ai dërgoi miqtë në Monte Karlo me aeroplanë privatë për një çmenduri prej tre ditësh me helikopterë, vetura të shtrenjta dhe jaht të marrë me qira.

Në Beverly Hills ai e bleu shtëpinë për 70 milionë dollarë. Prona ka një pamje fantastike mbi Paqësor, ka mbi 15 banjo, një garazh për 16 makina, bare për alkool etj.

Por, ai thotë se nuk ishte përgatitur për këtë jetë, meqë ka pasur një fëmijëri të vështirë në një fshat të vogël rural në Suedi, ku u zhvendosën për ta shpëtuar babanë nga varësia prej alkoolit dhe drogës. Në shkollë e kishte të vështirë të bënte miq, ndaj rrinte vetëm në kompjuter. Lojën e parë e projektoi kur ishte tetëvjeçar. Kur ishte 12-vjeç, prindërit u ndanë dhe babai rrëshqiti në depresion, abuzim me drogën dhe u burgos për vjedhje. Ai u vetëvra në dhjetor të vitit 2011. Motra e vogël, Anna, kishte probleme me drogën dhe u arratis nga shtëpia kur ishte adoleshente. E, vet Persson ka lënë të kuptohet se është në depresion.

Në vitin 2011 ai u martua me të dashurën Elin Zetterstrand, një programuese e re kompjuterësh. Martesa zgjati një vit dhe Persson fajëson presionin e suksesit të tij. Ai ka një vajzë, Minna, për të cilën paguan katërmijë funte në muaj. E, tani është i vetmuar, i izoluar dhe duket i paaftë për të besuar tek njerëzit me të cilët miqësohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat