Shkolla dërgon në shtëpi 50 nxënës për shkak të këpucëve

Ndryshe

Shkolla dërgon në shtëpi 50 nxënës për shkak të këpucëve

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 23:44

Më shumë se 50 nxënës u dërguan në shtëpi ditën e parë të shkollës pasi kishin veshur këpucët e gabuara.

Ndodhi kështu në një shkollë në Angli.

Ata që nuk kishin veshur këpucë të zeza lëkure, u dërguan për t’i ndryshuar.

Disa fëmijë kishin veshur atlete, të tjerë sandale e madje edhe shapka.

Disa prindër thanë se vendimi është qesharak.

Por drejtori Dave Hooker tha se është shumë e rëndësishme veshja e duhur në shkollë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat