Në Japoni ka filluar gjahu mbi delfinët (Video)

Ndryshe

Në Japoni ka filluar gjahu mbi delfinët (Video)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 09:03

Prej sot e deri më një maj, në Japoni do të jetë i hapur gjahu i pamëshirshëm mbi delfinët.
Një shtatori konsiderohet si dita e fundit kur çiftohen këta gjitarë dhe mund të fillojë gjuetia e përgjakshme mbi ta.

Edhe këtë vit, mbrojtësit e drejtave të kafshëve, kanë kërkuar të ndërpritet kjo traditë e përgjakshme, por më kot.

Fillimisht, zhytësit i gjejnë delfinët më atraktiv, pa shenja dhe gërvishtje, për t’i shitur në pishina të ndryshme.

Më pas fillon vrasja e tyre mizore, duke i qëlluar me çekan në pjesën e sipërme të shpinës, për t’i paralizuar.

Sipas biologëve, delfinët qëndrojnë të paralizuar për 30 minuta, duke derdhur gjak, derisa ngordhin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat