Momenti ku mbesa e rikthen gjyshen me dementia në jetë (Video)

Ndryshe

Momenti ku mbesa e rikthen gjyshen me dementia në jetë (Video)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 17:51

Kjo është një video e cila është shpërndarë më shumë se 100.000 herë në internet sepse është shumë prekëse. Është momenti kur mbesa e ledhaton gjysen e saj të diagnostifikuar me një sëmundje, dementia që harron çdo gjë(çmenduri)


Sophie nga Irlanda për herë të parë kishte takuar gjyshen e saj dhe i ishte ulur pranë për t’ia kënduar një këngë. Prindërit e Sophies menduan që gjyshja e cila përveç dementias është edhe e verbër do ta lëndojë atë. Por ndodhi e kundërta.


“Sophie e ktheu atë në jetë. Kjo ishte e mrekullueshme dhe ne nuk mund ta besonim atë. Menduam që ajo do ta sulmojë”, tha nëna e Sophies.


Sophie është vetëm 5vjecare kurse gjyshja e saj Brenda Brock është 82 vjeçe.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat