Historia e dashurisë që “fshihet” pas një kartëmonedhe 20 euro

Ndryshe

Historia e dashurisë që “fshihet” pas një kartëmonedhe 20 euro

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 14:50

​Javën e kaluar, një grua irlandese e quajtur Denise O'Reilly kishte gjetur një kartëmonedhë 20 euroshe në çantën e saj. Mbi të ishte shkruar një mesazh domethënës. "Christy, sei sempre stato tu. Vieni e trovarmi”. “ Kristi, ke qenë gjithmonë ti. Hajde më tako”. E firmosur nga : Megan

Denise, pa e ditur se çfarë do të ndodhte më vonë vendosi që ta fotografojë dhe ta shpërndajë atë në facebook duke shpresuar që do të kuptonte më shumë mbi atë që dukej se ishte një mesazh i shkruar nga një grua për burrin që dashuronte. Postimi u kthye menjëherë në viral, me më shumë se 15 mijë shpërndarje në më pak se një javë. E pabesueshme! Pas kësaj u gjet edhe marrësi i kartëmonedhës, një burrë i quajtur Christy Leech, i cili kontaktoi vetë me gruan që e kishte gjetur shënimin e shkruar mbi kartëmonedhë.

Ishte vetë Christy Leech që tregoi historinë e tij në kanalin e radios Today Fm. “Megan ishte emri që përdorja për të thërritur ish të fejuarën time. Kemi dalë bashkë për rreth një vitë e gjysmë. Unë jam muzikant dhe vendosa të shkruaj një këngë për këtë histori: “Sei sempre stato tu” por pastaj u ndamë, duke menduar se ajo kishte gjetur dikë tjetër,” ka shpjeguar Christy.

Por në të vërtetë gjërat kishin shkuar ndryshe. “Pasi pashë shënimin mbi kartëmonedhën 20 euroshe në Fb, e telefonova”, kujton ai. “Më tha që e kishte shkruar atë mesazh mbi një kartëmonedhë që e kishte përdorur për të paguar hyrjen në një nga koncertet e mia 6 muaj më parë. Nuk e dija që ajo ishte këtu. Kështu që ajo mund të ketë menduar se unë nuk kisha dëshirë për të folur”. Christy pohon gjithashtu se në këtë periudhë ka filluar të komunikojë me Megan. Mbase mes tyre mund të rithehet dashuria. Ndoshta ishte vetë fati që i takoi. Një kartëmonedhë 20 euro në facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat