Gjyshja xheloze vret 5-vjeçarin se mendonte se ishte më i shkathët sesa nipi i saj

Ndryshe

Gjyshja xheloze vret 5-vjeçarin se mendonte se ishte më i shkathët sesa nipi i saj

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 21:39

Një 52-vjeçare është akuzuar për vrasjen e nipit të fqinjit të saj, pasi kjo e fundit mendon se ai ishte më i zgjuar dhe më i shkathët sesa nipi i saj.

“Dailymail” shkruan se ngjarja ka ndodhur në provincën Henan të Kinës, ku jeton edhe shtetasja Li Xiuing, e cila ka mbytur 5-vjeçarin Wang Minghna, dhe më pas e ka varrosur atë në oborrin e saj.

Gjyshja xheloze, ka kapur djalin e vogël teksa ai po luante në oborrin e shtëpisë së gjyshes së tij, dhe e ka joshur duke e futur në shtëpinë e saj.

Gjyshja e djalit të vogël, e cila në atë moment ka qenë brenda në shtëpi është interesuar menjëherë për nipin, por jashtë ka gjetur vetëm këpucët e tij. Sipas dëshmisë edhe të fqinjëve fëmija për herë të fundit ishte parë në banesën e 52-vjeçares.

Menjëherë është njoftuar policia dhe pas hetimeve ka rezultuar se fëmija është mbytur dhe groposur nga gruaja Li Xiuing në oborrin shtëpisë së saj. E vënë para faktit të kryer, Li është detyruar t’u tregojë të vërtetën policëve, si dhe vendin se ku e kishte groposur djalin e vogël.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat