Ja 10 punët më të dëshiruara dhe 10 më të urryerat!

Ndryshe

Ja 10 punët më të dëshiruara dhe 10 më të urryerat!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:58

Edhe pse kemi hyrë në gjysmën e dytë të vitit 2015, një sugjerim i “CareerCast” mbi punët më të mira dhe më të këqija që mund të kemi gjatë këtij viti, ia vlen të merret parasysh.

Faqja e internetit që merret me hulumtimet e punëve ka renditur 200 punë në total bazuar mbi “të ardhurat, perspektivën, faktorin mjedisor, stresin dhe kërkesat fizike”.

Nga ky studim rezulton se 10 punët më të këqija të vitit 2015 janë:

Reporter gazetash
Prerës drush pyjorë
Personel i thjeshtë ushtarak
Kuzhinier
Folës lajmesh
Fotoreporter
Redaktor
Drejtues taksie
Zjarrfikës
Postier

Ndërsa punët më të mira për 2015 janë konsideruar:

Ekspert sigurimesh
Otolog, audiolog
Matematicien
Staticien
Inxhinier biomjekësor
Shkencëtar të dhënash
Higjienist dentar
Inxhinier programesh kompjuterike
Terapist profesionist
Analist i sistemeve kompjuterike

Kështu që, si përfundim, nëse jeni duke punuar në media, një fat i keq për ju, por nëse jeni i zoti në matematikë, kjo mund t’iu lumturojë disi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat