Videoja qesharake e një pacienteje nën efektin e anestezisë

Ndryshe

Videoja qesharake e një pacienteje nën efektin e anestezisë

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 23:40

Ilaçet që përdor mjeku stomatolog kur pacienti i nënshtrohet një trajtimi të mpijnë nofullën dhe buzët. Por ndonjëherë mund të kenë edhe efekte të tjera. Një nënë ka postuar në internet reagimin e vajzës së saj pasi ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale tek dentisti.

Nën efektin e qetësuesve, vajza duket e turbullt dhe fillon të ankohet duke qarë: “Nuk i kam buzët. Mi kanë hequr. Ndihem shumë e shëmtuar”. Ndërsa e ëma e qetëson duke i thënë që asgjë nuk u ka ndodhur buzëve, thjesht janë mpirë. Vajza ngul këmbë: “Jo, jo, është thjesht buzëkuq, mua mi kanë prerë buzët. Askush nuk do të dojë të më puthë më”.

Më pas, ajo kërkon akullore dhe sapo nxjerr kupën, fillon sërish të qajë: “O zot, kjo akullore është bërë me mish dreri. Kanë vrarë një dre dhe e kanë bërë akullore”, thotë vajza, ndërsa në sfond dëgjohen të qeshurat e nënës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat