Nuk mund ta besoni se çfarë biznesi bëjnë malazezët me gomarët

Ndryshe

Nuk mund ta besoni se çfarë biznesi bëjnë malazezët me gomarët

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 13:52

Orniotologu malazez Darko Saveljic kishte bërë një fermë me qëllim të ruajtjes së species, por edhe për të prodhuar edhe qumësht të gomarit. Ferma është e ndërtuar në fshatin Martinići pranë Danilovgradit.

Vlerësohet se në Mal të Zi, tanimë ka vetëm disa qindra gomarë, edhe pse më parë, në pjesën më të madhe të vendit, dikur nuk mund të imagjinohej jeta pa këto kafshë.

Ato kryesisht ishin përdorur për transportin e drunjve, por edhe mallrave bujqësorë drejt tregjeve urbane.

Saveljic shpreh shqetësimin se lloji i gomarit tani përballet me zhdukjen.

“Qumështi i gomarit është shumë popullor dhe i shtrenjtë, sepse ai ka një funksion të fuqishëm terapeutik në mjekësi”, thotë ai.

Qumështi i gomarit është vlerësuar shumë nga grekët e lashtë dhe romakët, dhe sipas traditës, mbretëresha egjiptiane Kleopatra ishte larë me qumësht gomari për të ruajtur bukurinë dhe rininë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat