Seksi me robotët do jetë diçka normale shumë shpejt

Ndryshe

Seksi me robotët do jetë diçka normale shumë shpejt

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 18:51

Njerëzit do kenë marrëdhënie seksuale me robotët në një të ardhme të afërt.

Kështu pretendon një akademike e njohur.

Dr. Helen Driscoll thotë se përparimet në teknologji janë të tilla që nënkuptojnë se ndërveprimi me robotët do ndryshojë në mënyrë drastike në vitet që vijnë.

Driscoll, një autore e njohur mbi psikologjinë e seksit dhe marrëdhënieve, thotë se “teknologjia seksuale” po ndryshon kaq shpejt, sa në vitin 2070, marrëdhëniet fizike do duken primitive.

Që tani njerëzit mund të porosisin një partner manenik online.

Dhe teknologjia do jetë në qendër të industrisë së seksit në vitet që vijnë.

Robofilia duket e çuditshme tani, por mund të jetë normale në një të ardhme të afërt.

“Realiteti virtual vjen duke u bërë gjithmonë e më real dhe kjo do ndihmojë në përmirësiminj e eksperiencës seksuale”.

“Njerëzit do fillojnë të bien në dashuri me partnerët virtualë”.

Bazuar në disa të dhëna, kjo ka nisur të ndodhë.

Në Japoni të rinjtë po e shmangin gjithmonë e më shumë seksin. Meshkujt po marrin me vete në pushime aplikacionet me të dashura virtuale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat