Foto prekëse! Polici i bardhë i lidh kollaren djaloshit me ngjyrë

Ndryshe

Foto prekëse! Polici i bardhë i lidh kollaren djaloshit me ngjyrë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 18:18

Kjo foto ka prekur zemrat e shumë njerëzve anembanë botës dhe kanë qenë të shumta ata që kanë përgëzuar policin amerikan për gjestin ë bërë.

Në një kohë kur janë ashpërsuar kritikat ndaj policisë amerikane për sjelljen e saj me njerëzit me ngjyrë, vjen pikërisht ky veprim.

Një polic pranë daljes në pension ndalon t’i rregullojë kravatën një djaloshi me ngjyrë që po shkonte në një festë.

Charlie Casserley i Policisë së qytetit Jersey shihet duke ndihmuar djaloshin.

Ata u fotografuan nga një kalimtar që e hodhi në rrjet ku mori mijëra shikime dhe pëlqime.

“Ky oficer ka 40 vjet në shërbim. Ai nuk ka qenë vetëm një oficer në shërbim të qytetarëve, por edhe një model për rinjtë e sotëm”, shkruan personi që shkrepi foton.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat