Objekti i gjelbër mbi Argjentinë fascinoi miliona njerëz (Video)

Ndryshe

Objekti i gjelbër mbi Argjentinë fascinoi miliona njerëz (Video)

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 09:54

Një objekt i madh shkëlqyes të enjten në mbrëmje mbi Argjentinë ka nxitur mahnitjen dhe interesimin e qytetarëve në rrjetet shoqërore.

Dukuria jo e rëndomtë në qiell e mbushi natën me të gjelbër e i gjithë spektakli ka zgjatur gjithsej disa sekonda, transmeton Koha.net. Megjithatë, dëshmitarët kanë arritur të xhirojnë një numër të madh videosh e fotografish të trupit qiellor të ndritshëm.

Dukuria u vërejt nga rajoni i Buenos Airesit, e banues të pjesëve të Brazilit e të Uruguait po ashtu kanë njoftuar të kenë parë drita të pazakonshme në qiell.

Dëshmitarët konfirmojnë se fluturimi ka zgjatur 10 sekonda dhe se nuk ishte përcjelle me zëra.

Trupi ndriçues në Amerikën Jugore mendohet të ketë qenë meteor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat