Besonte se kukulla ishte fëmija i saj, mjekët që ia heqin dënohen nga gjykata

Ndryshe

Besonte se kukulla ishte fëmija i saj, mjekët që ia heqin dënohen nga gjykata

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:22

Susan Dunn nga Anglia prej kohësh vuan nga problemet mendore dhe ishte e bindur se kukulla ishte fëmija i saj. Ajo e mbante gjithmonë me vete, në çdo moment të ditës. E trajtonte me dashuri, njësoj sikur të ishte një fëmijë prej së vërteti.

Në shtator të 2013, gruaja u shtrua në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe pikërisht aty ndodhi edhe “krimi”. Gjatë një debati me personalin mjekësor, një infermiere vendosi që t’ia largonte kukullën, duke e ditur mirë se çfarë përfaqësonte ai objekt për Susan.

Duket sikur infermierja ka “torturuar”, kukullën e gruas, me qëllimin e qartë që të lëndonte Susan. Çështja në fjalë përfundoi në gjykatë, ku gruaja u dëmshpërblye me 90 mijë euro nga spitali, pas vendimit të gjykatës. “Torturuan kukullën në prezencë të saj, -komentoi motra e Susan, Jane, – dhe ishte shkatërruese për atë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat