Gudulisja, dënimi më i rëndë në lashtësi

Ndryshe

Gudulisja, dënimi më i rëndë në lashtësi

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 08:58

Në lashtësi gudulisja përdorej si një nga dënimet më të rënda me vdekje.

Pasi i lidhnin të dënuarit në atë mënyrë që këmbët e tyre nuk mund të lëviznin dot, dy persona merreshin me torturimin e personit derisa ai humbte të gjitha energjitë që kishte në trup.

Kjo lloj torture apo dënimi me vdekje është një metodë e lashtë e praktikuar së pari nga kinezët, në veçanti nga Dinastia Han.

Torturimi i tillë ishte edhe një dënim për fisnikët, pasi që nuk linte shenja dhe viktima nga kjo torturë shërohej shumë shpejtë.

Një tjetër shembull i kësaj torture ishte përdorur edhe në Romën e lashtë, ku këmba e një personi zhytej thellë në kripë dhe më pas sillej një dhi për ta lëpirë këmbën e viktimës.

Kjo formë e torturimit fillonte si një gudulisje, por më pas bëhej me të vërtetë e dhimbshme. Ndoshta nga ky lloj dënimi dyshohet se, lindi edhe shprehja “Të vdesësh së qeshuri!”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat