I falet dënimi pasi qytetarja ankohet se mungon një presje në fletë-dënim

Ndryshe

I falet dënimi pasi qytetarja ankohet se mungon një presje në fletë-dënim

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 11:53

Gjykata e Apelit në Ohajo ka rënë dakord me një qytetare e cila u ankua dhe kërkoi që të hidhet poshtë dënimi që ajo kishte marrë për parkim pasi aty mungonte një presje.

Qytetarja, Andrea Cammelleri është shprehur se ligji duhet të jetë i definuar mirë dhe nuk duhet të lejojë hapësira për keqinterpretim.

Ligji liston disa lloje të automjeteve që nuk mund të jenë të parkuara më shumë se 24 orë , duke përfshirë edhe automjetet për kamping dhe Cammelleri është shprehur se mjeti i saj nuk përfshihet në këtë kategori andaj duhet të jetë presja që i definon grupimet e automjeteve.

Gjyqtari, Robert Hendrickson i Gjykatës së Apelit në Ohajo thotë se ligji është i përcaktuar qartë por edhe qytetarja kishte të drejtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat