Binjakët me ngjyrë të ndryshme të lëkurës (Foto)

Ndryshe

Binjakët me ngjyrë të ndryshme të lëkurës (Foto)

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 08:09

Bobby dhe Riley George, janë binjakë. Po t’i shikosh nuk do të besoje kurrë se janë vëllezër, e leje më binjakë. Kjo sepse Bobby dhe Riley kanë ngjyrë të ndryshme të fytyrës.

Ata kanë lindur 30 minuta pas njëri- tjetrit, dhe lëkura e tyre nuk dukej gjithmonë ndryshe.

“Ata dukeshin shumë të njëjtë në fillim, sa që më përziheshin”, është shprehur nëna e tyre Abigail Tongue.

Binjakët filluan që të jenë ndryshe nga njëri tjetri pas gjashtë jave. Ngjyra e lëkurës së Riley, filloi që të bëhej më e errët me kalimin e javëve.

Prindërit e tyre, janë Abigail Tongue 22 vjeçe e cila është e bardhë, dhe Richard Geroge 26 vjeç, me ngjyrë.

“Kur ajo ishte shtatzënë, ne gjithmonë bënim shaka se njëri nga fëmijët do të ishte me ngjyrë si unë, e tjetri i bardhë sikur Abbie, por kurrë nuk kam menduar se do të ndodhte njëmend”, është shprehur babai i binjakëve.

Mjekët thanë se shansi për të lindur dy binjakë me ngjyrë të ndryshme të lëkurës, është një në një milion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat