Devijoi nga rruga, u “parkua” në kulmin e një shtëpie (Foto)

Ndryshe

Devijoi nga rruga, u “parkua” në kulmin e një shtëpie (Foto)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:52

Duke iu shmangur një hendeku në rrugë, shoferi ka bërë një devijim të rrezikshëm dhe ka përfunduar në kulmin e një shtëpie në Durban të Afrikës së Jugut.

Shoferi që mbetet i paemëruar, nuk ka arritur të ndalej. Ndaj, ka rënë me pjesën e përparme të veturës në një kulm.

Për fat të mirë, ai ka shpëtuar pa asnjë gërvishtje, ndërsa në dhomën e shtëpisë ku ka rënë nuk ka qenë duke qëndruar askush.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat