Ç’lloj krijese është kjo?! (Foto)

Ndryshe

Ç’lloj krijese është kjo?! (Foto)

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:37

Me zhguallin me thumba, nofullat e mprehta si sqep dhe bishtin me luspa, kjo krijesë ngjan më shumë me një dinozaur sesa një breshkë uji.

Kafsha e gjetur në Rusi iu “prezantua” botës përmes rrjeteve sociale nga një vajzë ruse me komentin: “Kur e pamë në fillim, as nuk e kuptuam se është breshkë uji. Na u duk si dinozaur”.

Fillimisht përdoruesit e medieve sociale aluduan se kafsha nuk ishte e vërtetë, por më pas u postua një video ku shfaqeshin banorë vendas që përpiqeshin ta shtynin drejt lumit.

Krijesa e pazakontë njihet si “breshkë uji aligator” dhe është breshka më e madhe e ujërave të ëmbla. E cilësuar si “dinozauri i botës së breshkave”, ajo është një ndër llojet më të mëdha të breshkave në botë. Zakonisht zhgualli i saj shkon deri në 66 centimetra dhe pesha deri në 80 kilogramë, por disa meshkuj mund të peshojnë edhe mbi 100 kilogramë.

Ajo jeton në lumenjtë dhe liqenet e juglindjes së kontinentit amerikan, ndaj mbetet mister se si u gjet e gjallë në brigjet e Amurit, lumi i dhjetë më i gjatë në botë.

Aktualisht ajo është në listën e llojeve të rrezikuara për shkak të humbjes së habitatit natyror dhe gjuetisë për shfrytëzimin e mishit dhe zhguallit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat