A është ky hoteli më i frikshëm në botë? (Foto)

Ndryshe

A është ky hoteli më i frikshëm në botë? (Foto)

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 12:11

Lugina e Shenjtë në Peru ofron disa nga pamjet më të bukura në botë.

Tani të gjithë ata që duan të kalojnë një natë fantastike, të mbushur me adrenalinë, mund të prenotojnë një suitë në Natura Viva Skylodge.

Në fakt bëhet fjalë për disa kapsula të varura në një shkëmb.

Për të shkuar tek suita juaj duhet të ngjiteni në një shkëmb 120 metra.

Në çmimin prej 350 euro nata përfshihet edhe mëngjesi dhe një darkë me verë.

Suitat kanë katër krevatë, një hapësirë për të ngrënë dhe një banjo.

Ato janë të ndërtuara me alumin që përdoret për mjetet e hapësirës dhe me polikarbonat rezistent.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat