Japoni, dasma e parë mes robotëve

Ndryshe

Japoni, dasma e parë mes robotëve

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:49

Froise dhe Yukirin janë një çift i sapomartuar. Ishte një dasmë e veçante me 100 të ftuar, të cilët kishin marrë ftesat me foton e çiftit të gjendura në një zemër. Gjithçka duket normale, përveç faktit se bashkëshortët ishin robotë.

Në Tokio gjatë kësaj fundjave u zhvillua dasma e parë mes dy robotëve. Frois një robot i madh i kuq me ngjyrë argjendi, i veshur me papion ka lidhur kurorë me robotin humanoid Yukirin, e cila mbante të veshur një fustan të bardhë me një fjongo të madhe mëndafshi.

Ceremonia është drejtuar nga një robot i prodhuar së fundmi, i cili është i aftë të interpretojë emocionet. Nusja parakaloi drejt altarit e veshur me fustanin e bardhë para se ata të thoshin betimet dhe lidhja e tyre u vulos me një puthje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat