Hiqen “kyçet” e dashurisë në Paris

Ndryshe

Hiqen “kyçet” e dashurisë në Paris

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:43

Mijëra “love-locks” (kyçe që vendoseshin nga të dashuruarit) në murin prej teli në pedonalen e Pont des Arts në Paris, do të hiqen të hënën.

Kjo vjen pas një vendimi të bashkusë së Parisit, sipas së cilës trashëgimia në këtë qytet po shkon drejt degradimit.

Mijëra kyçe të tjerë të lyer dhe me inicialet e të dashuruarve që vendosur mbi disa ura në Senë do të hiqen në ditët në vazhdim.

Në vend të strukturave prej hekuri dhe teli ku vendosen këto kyçe, bashkia do të vendosë pjesë xhami për të shmangur sërish fenomenin.

“Ky fenomen na sjell dy probleme: degradim të trashëgimisë së Parisit, dhe një rrezik për sigurinë e vizitorëve, parisienëve dhe turistëve”, tha zëdhënësi i bashkisë së qytetit.

Muri prej teli në Pont des Arts, mes kopshtit Tuileries dhe Musee d’Orsay, u rrëzua në qershorin e kaluar për shkak të peshës së kyçëve.

Çmenduria, nëse mund ta quajmë kështu, nisi në vitin 2008 në Itali, ku shumë çifte të dashuruarish vendosnin inicialet në kyç dhe çelësat i hidhnin në lumë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat