Brazil, shndërron shtëpinë në park patinazhi

Ndryshe

Brazil, shndërron shtëpinë në park patinazhi

Më: 29 maj 2015 Në ora: 20:52

Një brazilian realizoi ëndrrën e fëmijërisë duke e shndërruan shtëpinë e tij në një park patinazhi. Anselimo Aruda i cili është 31 vjeç, u shpërngul me shtëpi në San Paolo, pas vdekjes së prindërve të tij. Për ta kapërcyer më lehtë humbjen, ai iu kushtua hobit të tij, patinazhit me dërrasë. Ai kishte filluar t’i hiqte një e nga një mobilet nga shtëpia, për të krijuar ambient për këtë sport të adhuruar. Çmenduria e tij e detyroi që të shembte edhe disa nga muret e shtëpisë, ndërsa ato pak mure që kanë mbetur, janë zbukuruar me grafite nga miqtë e tij.

“Ky është realiteti. Më erdhi mundësia për të realizuar ëndrrën time. Gjithmonë ëndërroja të zgjohem në një park patinazhi. Unë nis vozitjen që sapo dal nga dhoma e gjumit, apo nga dushi. Më pëlqen të bëj një jetë të tillë, me stil rrëshqitjeje, të mund të kënaqem me aftësitë e mia, sa herë që të mundem”, u shpreh Anselimo Aruda, pronari i shtëpisë.

Shtëpia e Arudës tani është pronë shoqërore dhe shfrytëzohet nga të gjithë adhuruesit e patinazhit me dërrasë. Ai e jep shtëpinë shpeshherë edhe për stërvitje falas për këtë sport. Po ashtu, në shtëpi është e lejuar edhe arti i grafiteve dhe muzika e lartë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat