Momenti prekës kur një grua sheh fytyrën e vëllait të vdekur në trupin e dikujt tjetër

Ndryshe

Momenti prekës kur një grua sheh fytyrën e vëllait të vdekur në trupin e dikujt tjetër

Më: 28 maj 2015 Në ora: 20:06

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një grua sheh dhe prek për herë të parë fytyrën e vëllait të saj të vdekur në trupin e një personi tjetër pas një transplanti të suksesshëm dhe novator.

Transplanti i fytyrës u bë i mundur falë familjes së Joshua Aversano, 21 vjeç i cili u vra në mënyrë tragjike në një aksident me makinë.

Ata i dhanë lejen mjekësve që fytyrën e djalit të tyre t’ja jepnin Richard Norris, i cili u shpërfytyrua në mënyrë të tmerrshme 18 vjet më parë, kur aksidentalisht u vetëqëllua në fytyrë me një shotgun. Ishte një operacion që transformoi jetën e tij.

Takimi i mrekullueshëm mes Rebekah Aversano, motra e Joshua dhe Norris është bërë pjesë e një dokumentari. Pasi takohen për herë të parë, Rebeka e pyet Richard: ‘E ke problem nëse të prek’? Pasi e bën këtë, e mahnitur thotë: ‘Uau, kjo është fytyra me të cilën jam rritur’.

Norris iu nënshtrua 30 operacioneve në përpjekje për të rregulluar dëmet e shkaktuara nga arma në fytyrën e tij. Procesi i gjatë dhe i dhimbshëm drejt rehabilitimit e zhyti të riun në depresion të thellë, duke tentuar disa herë vetëvrasjen.

Por tre vjet më parë, tragjedia në familjen Aversano, i dha atij një shpresë. Norrris, 39 vjeç iu nënshtrua transplantit më të shtrenjtë dhe kompleks në histori, duke marrë dhëmbët, nofullën, madje edhe gjuhën nga dhuruesi i tij.

“Ne mund të shohim djalin tonë tek ai. Disa nga tiparet e fytyrës së tij janë të djalit tonë. Ishte gjëja më e drejtë që mund të bënim”, thotë nëna e Joshua.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat