Tifozi e bëri një kapje të mrekullueshme dhe e shpëtoi gruan nga goditja (Video)

Ndryshe

Tifozi e bëri një kapje të mrekullueshme dhe e shpëtoi gruan nga goditja (Video)

Më: 27 maj 2015 Në ora: 22:03

Lojtari i bejsbollit e humbi rastin të godiste topin, sepse shkopi i iku nga dora dhe përfundoi në publik.
Mirëpo, në vend se të qëllonte dikën, ka qenë një tifoz që e ka zënë shkopin me një dorë.

Mund të pyesni pse me një dorë?

Sepse në dorën tjetër mbante birrën.

Pa e lëshuar asnjë pikë birrë, ai arriti të kapte shkopin, e për këtë fitoi një të puthur nga gruaja dhe duartrokitje nga publiku.

Mësohet se skuadra Fargo-Moorhead RedHwaks nga Minnesota, ia ka dhënë një shkop të ri - si dhuratë nga ndeshja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat