Misteri i pazbuluar për 33 vite: Kishte shkuar për të blerë çizme dhe nuk ishte kthyer më!

Ndryshe

Misteri i pazbuluar për 33 vite: Kishte shkuar për të blerë çizme dhe nuk ishte kthyer më!

Më: 27 maj 2015 Në ora: 08:48

Suedezja e re Elizabeth Martinson (21) nga Uddevalla, qytet pranë kufirit Suedezo-Norvegjez, studioi në Kaliforni dhe në të njëjtën kohë ishte kujdesur për fëmijët e një familje në Grinbre, në veri të San Franciskos.

Në janar të vitit 1982, ajo kishte huazuar nga familja një veturë të verdhë Volkswagen për të shkuar për të blerë çizme. Atëherë kishte qenë hera e fundit kur ajo ishte parë.

Dhjetë ditë pas zhdukjes së saj, 1770 kilometra nga Oklahoma, në makinën e saj u gjetën një burrë dhe një grua.

Burri ishte 31 vjeçar, Henry Coleman nga Los Angjelos, një përdhunues i dënuar i cili ishte i kërkuar për grabitje në Kaliforni, dhe gruaja ishte 26 vjeçarja, Sabrina En.

Atëbotë, të dy ishin arrestuar me dyshimin se ishin pikërisht ata që e kishin vjedhur veturën dhe e kishin vrarë suedezen.

Coleman, hetuesve u kishte thënë se veturën Volkswagen e kishte blerë prej një burri të cilin e kishte njohur në një kafene në San Francisko.

Edhe pse një dëshmitar kishte thënë se Colemanin e kishte parë duke u futur në veturë me një vajzë, që dukej si suedezja, në mungesë të provave, ai ishte dënuar vetëm për vjedhje të veturës.

Ndërkohë, në kanjonin kalifornian Morison, në jug të San Franciskos, në vitin 2010 ishin gjetur mbetjet mortore të shtatë viktimave, pa asnjë gjurmë të veshjeve apo gjësendeve tjera.

Dhe kur kanë kaluar katër vite nga fillimi i ekzaminimit të tyre është thënë se njëri nga trupat i përket Elizabetës së humbur. Por, për arsye ende të pa njohura, autoritetet lokale vetëm tani e kanë publikuar lajmin në fjalë.

Megjithatë, analiza nuk e ka përcaktuar shkakun e vdekjes së suedezes, i cili mund të mbetet një mister i përjetshëm, por prindërit e saj kanë të paktën e dinë se vajza e tyre nuk është më në mesin e të gjallëve.

Mbetjet mortore ishin djegur disa ditë më parë, dhe hiri i mbetur ishte dërguar në Suedi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat