SHBA, gruaja vuan nga anoreksia, apelon: Po vdes, askush nuk do që të më kurojë

Ndryshe

SHBA, gruaja vuan nga anoreksia, apelon: Po vdes, askush nuk do që të më kurojë

Më: 21 maj 2015 Në ora: 21:37

“Jam anaoreksike dhe askush nuk do që të më kurojë”, janë këto fjalët shokuese që thotë në një video të shpërndarë në YouTube Rachael Farrokh, aktorja 37-vjeçare nga San Klemente i Kalifornisë.
Nuk arrin që të ecë, i kalon ditët në krevat dhe divanin e shtëpisë. Tashmë është katandisur në një skilet. Gruas i duhen kura të specializuara dhe shumë të kushtueshme, që ajo nuk i përballon dot.

Nëpërmjet rrjetit kërkon një mbështetje ekonomike:-“ Ka një spital në anën tjetër të qytetit që mund të më ndihmojë dhe mundësitë e mia për të jetuar janë vërtetë shumë të vogla. Kam nevojë për ndihmën tuaj”, shprehet guraja.

Menjëherë pas kësaj ka nisur mbledhja e fondeve dhe në një kohë të shkurtër shuma ka shkuar në 47 mijë dollarë, por për kurat duhen akoma para. Objektivi është që të mblidhen të paktën 100 mijë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat