Fiton 10 mijë dollarë dhe i shpenzon për të njohur Nejmarin

Ndryshe

Fiton 10 mijë dollarë dhe i shpenzon për të njohur Nejmarin

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:29

Rhiannon Conelley është një vajzë amerikane që e do futbollin, luan si portiere, por idhulli i saj më i madh është Nejmar.

Për të kurorëzuar ëndrrën për ta njohur, e reja ka shpenzuar 10 mijë dollarë të fituara në një konkurs të një marke të njohur pijesh për të fluturuar në Barcelonë dhe për të kaluar disa momente me idhullin e saj.

Rhiannon ka asistuar në ndeshjen Barcelona-Getafe dhe pastaj ka takuar futbollistin e ëndrrave të saj.

“Ishte e pabesueshme të shikoje një ndeshje në Europë, në Barcelonë, me Nejmarin në fushë, – tha ajo. – Ka qenë përvoja më e mirë e jetës sime. Ishte diçka e mrekullueshme”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat