E vërteta për foton e ‘viktimave’ të tërmetit në Nepal

Ndryshe

E vërteta për foton e ‘viktimave’ të tërmetit në Nepal

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:53

Fotografia e motrës dhe e vëllait është ndër më të postuarat pas tërmetit në Nepal, ku humbën jetën të pakët 7000 persona. Fotografia rrëqethëse tregon dy fëmijë të vegjël të cilët përqafojnë njëri-tjetrin, vajza e vogël shtrëngon vëllanë e saj për të kërkuar mbrojtje dhe sytë e frikësuar të djalit të vogël.

Në më pak se një javë, foto u publikua në të gjitha rrjetet sociale duke u cilësuar me titullin “2-vjeçarja mbrohet nga vëllai 4-vjeçar në Nepal”. Veç kësaj, pati përpjekje për të kërkuar vëllanë dhe motrën në mesin e viktimave të tërmetit, ku madje u bë thirrje edhe për donacione.

Por në të vërtetë, fotografia është realizuar gati një dekadë më parë në veri të Vietnamit. Autori i saj i vërtetë është fotografi vietnamez, Na Son Nguyen

Ai tha për BBC: "E realizova këtë foto në tetor të 2007-s në Can Ty, një fshat i largët në provincën Ha Giang. Unë po kaloja përmes fshatit, por u ndalua nga skena e dy fëmijëve të cilët luanin para shtëpisë së tyre, ndërkohë që prindërit e tyre ndodheshin larg duke punuar nëpër fusha. Vajza e vogël, 2 vjeçe, qau në praninë e një të huaji, kështu që vëllai, ndoshta 3 vjeç, e përqafoi motrën për t’i krijuar siguri. Ata ishin shumë të mirë, kështu që unë bëra shpejt një fotografi”.

Fotografia është shpërndarë nga shumë persona me tituj të ndryshëm, ku fillimisht u cilësuan si “jetimët e braktisur”, “viktimat e luftës në Siri” dhe së fundi “viktimat e tërmetit në Nepal”.

Fotografi tregon se është përpjekur që të ruaj autorësinë dhe të vërtetën, por nuk ia ka dalë mbanë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat