I mbyll dy herë telefonin Papa Françeskut: Kujtova se po talleshin me mua

Ndryshe

I mbyll dy herë telefonin Papa Françeskut: Kujtova se po talleshin me mua

Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:51

Një italian është kthyer në lajm kur i ka mbyllur 2 herë rresht telefonin Papa Françeskut, duke menduar se dikush po tallej me të në telefon.

Franco Rabuffit e ka ulur dy herë rresht receptorin e telefonit i zemëruar kur personi nga ana tjetër i tha se ishte Papa Françesku, duke qen shumë i bindur se po talleshin me të, por kur telefoni ra për herë të tretë ai u bind se në anën tjetër ishte pikërisht Ati i Shenjtë. Papa Françesku i merr shpesh në telefon miqtë e tij në rrjetet sociale për t’i pyetur për shëndetin kur nuk ndihen mirë. Dhe konkretisht Rabuffit kishte qenë sëmurë, ndaj Papa mori pikërisht për ta pyetur për shëndetin e tij.

“Mbeta pa fjalë, – rrëfeu ai për “L’Osservatore Romano. – Por Papa Françesku më shpëtoi, duke më thënë se, në fakt, e gjithë kjo qëndodhi iu duk për të qeshur”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat