U ndalohet jetesa në tokë, banorët ndërtojnë ‘qytet’ mbi oqean (Foto)

Ndryshe

U ndalohet jetesa në tokë, banorët ndërtojnë ‘qytet’ mbi oqean (Foto)

Më: 3 maj 2015 Në ora: 08:21

Me dhjetëra familje me origjine nga Bajau u larguan nga Filipinet për në Malajzi.

Ata menduan se do të gjenin një jetë më të mirë, por janë përballur me refuzime nga më të ndryshmet.

Autoritetet malajzeze i kanë ndaluar ata që të jetojnë në tokë, për shkak të statusit të emigrantit.

Një vendim i tillë ishte marrë me synimin që emigrantët ilegalë të ktheheshin në vendin e tyre, por kjo nuk ka ndodhur.

Refugjatët vendosën që të ndërtonin një “qytet” mbi oqean, një skenë e ngjashme me filmin në 1995 WaterWorld.

Fëmijë e të mëdhenj jetojnë në kasolle prej druri, të ndërtuara mbi ujë. Për të dalë në tokë ata përdorin barka, ndërkohë që fëmijët kapin peshq, oktapodë dhe karavidhe për ushqim.

Nga pamjet duket sikur ata jetojnë në parajsë. E vetmja herë që “nomadët e detit” vizitojnë tokën është kur shesin peshk dhe prodhime të tjera të detit, në qytetin me të afërt, Semporna.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat