I lë 200 stërlina bakshish, fillon të qajë pasi lexon letrën (Foto)

Ndryshe

I lë 200 stërlina bakshish, fillon të qajë pasi lexon letrën (Foto)

Më: 28 prill 2015 Në ora: 12:07

Një kamariere britanike mori një bashkish të majmë nga një klient human, i cili kishte përdorur faturën për të shkuar arsyen e këtij gjesti që përloti shërbyesen e lokalit.

Porosia e klientit “special” kushtonte 9.53 stërlina, por ai i la kamerieres edhe një shumë shtesë prej 200 stërlinash. Përveç habisë dhe gëzimit, te ajo lindi edhe një pikëpyetje: Arësyeja e kësaj dhurate?.

Motivi shkruhej pas faturës: “Brandi, faleminderit për shërbimin tuaj. Të dëgjova teksa flisje për fëmijën tënd që ndodhet larg prej teje. Përdori këto para për t’i bërë një vizitë”.

Kamarierja e publikoi foton e faturës në rrjetin social “Igmur” dhe tregoi emocionin e saj për marrjen e kësaj dhurate : “Shpërtheva në lot. Personat bujarë dhe të dobishëm ekzistojnë akoma”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat