Shkon për pushime dhe kap mantanën më të madhe në botë

Ndryshe

Shkon për pushime dhe kap mantanën më të madhe në botë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:08

Një peshkatar jo profesionist nga Peruja ka kapur mantanën më të madhe që është kapur ndonjëherë në botë.

Peshku i veçantë i njohur ndryshe si shqiponja e detit peshon 1 mijë kilogramë dhe ka një gjatësi prej 12 metrash.

Ajo është kapur nga disa peshkatarë peruanë në gjirin e La Cruz, në kufi me Ekuadorin.

Manta gjigante u kap nga 22-vjeçari Erick Cruz Guerrero, një peshkatar joprofesionist.

Ai ka rrëfyer se kishte vendosur të dilte për peshkim bashkë me të atin në ditën e tij të pushimit, por nuk e kishte imagjinuar kurrë se në rrjetë do t’i binte peshku “mostër”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat