Bebja e Shangait

Ndryshe

Bebja e Shangait

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:09

Lufta e dytë sino-japoneze nisi në korrik 1937 dhe më pas u bë pjesë e teatrit të Paqësorit të Luftës së Dytë. Jo shumë kohë pas luftës, me Japoninë që përparonte drejt Kinës, trupat kineze që tërhiqeshin lanë një bllokadë përgjatë lumit Uhampu në Shangai. Japonia shpalli se do ta bombardonte në 28 gusht 1937 dhe ekipet e lajmeve u mblodhën të kapin këtë ngjarje. Avionët mbërritën në orën 4 pasdite. Shumica e reporterëve ishin larguar pasi kishin dëgjuar që bombardimi ishte shtyrë, kështu që vetëm një kameraman po priste. Bombarduesit nuk goditën mbrojtjen kineze. Ata goditën stacionin e trenit të qytetit – ku ndodheshin 1800 civilë që prisnin të evakuoheshin, shumica gra dhe fëmijë. Pilotët japonezë i kishin ngatërruar me trupa. Në total, 1500 gjetën vdekjen. Fotografi H.S.Uong pa një burrë që shpëtonte fëmijë në rrënoja. Ai vendosi fëmijën e parë në skajin e platformës, me qëllim që të kthehej e të merrte një tjetër – dhe kjo është fotogradia që bëri Uong. Fëmija i plagosur e i pashpresë që qëndron ulur në mesin e gjithë atij shkatërrimi do të shihej nga më shumë se 130 milionë vetë nëpër botë brenda një muaji e gjysmë. Ishte një fotografi që e ktheu opinionin ndërkombëtar kundër japonezëve dhe Uongut iu desh të merrej në mbrojtje nga britanikët, kur japonezët caktuan një cmim për kokën e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat