Kinë, një qilim gjigand i krijuar me ëmbëlsira shtrohet në rrugë

Ndryshe

Kinë, një qilim gjigand i krijuar me ëmbëlsira shtrohet në rrugë

Më: 26 prill 2015 Në ora: 20:25

Një bashkëpunim midis dy artistëve kinezë, Craig dhe Karl, solli një art të pazakontë në rrugët e Kinës.

Ata kanë arritur të realizojnë një qilim të gjatë shumëngjyrësh prej ëmbëlsirash.

Qilimi ka një gjatësi prej 85 metrash dhe gjerësi 3.5 metra . Për ndërtimin e tij janë përdorur 13 mijë lloje ëmbëlsirash, duke i dhënë qilimit gjigand ngjyra të larmishme.

Ëmbëlsirat janë kombinuar në mënyrë të tillë që të krijojnë simbole figurative të ndryshme, si ato të luleve të çelura ose fytyrat e pandave.

Projekti nuk është vetëm një mënyrë e të festuarit vitin e ri Kinez por edhe një ekzpozitë e ëmbëlsirave të preferuara të kinezëve.

Për krijimin e instalacionit morrën pjesë 2000 vullnetarë. Ëmbëlsirat do tu shpëndahen më vonë fëmijëve në nevojë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat