Qyteti i preferuar i pasanikëve

Ndryshe

Qyteti i preferuar i pasanikëve

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:33

Pasanikët jetojnë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ose së paku do të transferohen aty brenda vitit 2025, kur dhe pritet të bëhet vendi me pasanikët më të shumtë në botë.

Ky fakt pretendohet nga një raport i shoqërisë angleze “Knight Frank”, e cila tregon se si gjatë dekadës së ardhshme personat e pasur do të rriten me 34% në New York, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetojnë mbi 50 milionë pasanikë, vendas dhe të huaj.

Drejt New York pritet të transferohen pasanikë nga Rusia, ndërsa rreth 50% e manjatëve në të githë botën synojnë të zhvendosen në SHBA në mënyrë që fëmijët e tyre të studiojnë jashtë vendit.

Arabët zënë gjithashtu një numër të konsiderueshëm të pasanikëve që po blejnë shtëpi në New York, me synim vendosjen në këtë vend për të investuar.

Aktualisht destinacioni i preferuar është ende Londra, por investimet më të shumta imobiliare gjatë 2014 janë përqendruar në SHBA me një total prej 286 bilionë dollarë ose rreth 8.8% më shumë se sa jë vit më parë, ku kryeson New Yorku tejet i pasur me tregun e imobilierisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat