Koleksionet më çoroditëse dhe më të çuditshme në botë

Ndryshe

Koleksionet më çoroditëse dhe më të çuditshme në botë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 18:57

Koleksionimi është diçka që pothuajse të gjithë e kemi eksperimentuar ndonjëherë. Kemi bërë, për shembull, koleksion pullash, stilolapsash, fotosh e deri te koleksione më të kushtueshme. Por ekzistojnë edhe persona që kanë shije shumë të veçanta dhe me koleksionet e tyre çoroditëse kanë të drejtë të futen në koleksionet më të çuditshme të botës dhe ato që do t’ju prezantojmë më poshtë janë një shembull i tillë.

Flokë njerëzorë të personazheve historikë

Ekzistojnë koleksionistë parukash, koleksionistë të pajisjeve të parukierëve por ekziston edhe John R., koleksionisti i vetëm i flokëve njerëzorë. Ekzakt, John ka mbledhur prej vitesh fije flokësh njerëzorë, dhe ky pasion i çuditshëm e ka bërë që të futet në Librin e Rekordeve Guinness. Ai ka bërë koleksion flokët e personazheve të rëndësishëm si Abraham Lincoln, John F. Kennedy, Elvis Presley dhe të qindrave personazheve historikë.

Prezervativë nga çdo anë e botës

A ekziston vërtet një njeri që koleksionon prezervativë? Po, është një italian, i cili quhet Amatore B. Koleksioni i këtij mashkulli beqar numëron 2000 lloje të ndryshme prezervativësh, të marrë nga pothuajse çdo anë e botës. Po si i erdhi në mendje të bënte diçka të tillë – do të pyesnit ju? Ai ka thënë se koleksionin e tij e filloi kur bleu një pako me prezervativë në makinetën e një banje dhe që nga ai moment, miq e të afërm e ndihmuan në këtë mbledhje të pazakontë prezervativësh kudo që shkonin, në çdo vend të botës.


Koleksion të tapave metalike

A i keni parasysh tapat metalike që përdoren gjithmonë te pijet e gazuara për të garantuar një hapje më të lehtë të tyre…pikërisht me to, që nga viti 2012, Todd M. ka bërë një koleksion vërtet të madh, gjithsej 22.000.000 copë! Me mbledhjen e tyre, ai ka arritur që të ndërtojë një “katedrale alumini”!

Pasioni për bletët dhe për kosheret

Janë të shumtë njerëzit të cilët e duan natyrën. Disa prej tyre madje e tregojnë dashurinë ndaj saj duke krijuar në kopsht, ndonjë “skenar” të ngjashëm me të. Por Terry P. e ka sjellë këtë koncept siç nuk është parë dhe nuk është dëgjuar asnjëherë tjetër. Ky burrë i ka dhënë jetë një koleksioni që shumë prej nesh nuk do të guxonin ta mbanin në shtëpi, duke qenë se bëhet fjalë për bletë dhe për koshere. Në shtëpinë e tij, ai ka më shumë se 100 koshere të mëdha nga e gjithë bota.

Koleksionisti i kukullave të fryra

Një koleksion më shumë se i veçantë ai që ka marrë jetë që nga viti 2004 nga duart e një gruaje dhe të një burri të martuar nga Britania. Bob e shiti kukullën e parë të fryrë dhjetë vjet më parë me një shifër prej 4000 $ dhe që nga atëherë nuk u ndal më për të mbledhur dhe për t’i krijuar ato, si objekte të përdorshme për kënaqësinë e meshkujve. Në ambientet e tyre të shtëpisë, çifti ka një koleksion prej 240 kukullash plastike të buta me forma nga më të ndryshmet. Ndërkohë e shoqja e Bob është e lumtur edhe për faktin se ai i do shumë këto kukulla vetëm për t’i shitur dhe jo për ndonjë gjë tjetër.

Koleksionisti i thonjve të gishtave të këmbëve

Mbase ju duket çmenduri, por ekzistojnë njerëz që koleksionojnë thonjtë e tyre dhe madje ka edhe nga ata që vënë mënjanë vetëm thonjtë e këmbëve. Ky është rasti i Richard G., koleksionistit të thonjve i cili që nga viti 1978 e deri më sot vazhdon me pasion atë që ka nisur 37 vjet më parë.

Kartelat “Do not disturb” të hoteleve

Burri i bizneseve Jean-Francois V., si duket gjatë shumë udhëtimeve për punë e ka menduar mirë marrjen “borxh” të një nga shumë kartelat “Do not disturb” që përdoren nëpër hotele. Koleksionin e tyre e filloi në vitin 1985, kur ra në kontakt me një kartelë tepër të veçantë dhe qesharake. Me kalimin e viteve, ai ka koleksionuar më shumë se 11.111 copë të ndryshme nga 189 vende të ndryshme.

Një koleksion i frikshëm klounësh

Klounët shihen si nga fëmijët ashtu edhe të rriturit si diçka argëtuese dhe e pëlqyeshme, edhe pse jo të gjithë e mendojnë në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, një masë e madhe klounësh ndoshta nëpër të gjithë shtëpinë me siguri që do t’ju trembte…imagjinojeni gjatë një stuhie dimri! Por i moshuari gjerman Ortrud K., duket se nuk e ka edhe aq shumë problem përderisa ka marrë edhe një vend në librin Guinness për koleksion të klounëve. Për momentin, ai ka 2000 të tillë, të gjithë të qeshur. Duket se këtë koleksion Ortrud e ka filluar për të lënë alkoolin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat