Ora 300-vjeçare habit ekspertët

Ndryshe

Ora 300-vjeçare habit ekspertët

Më: 19 prill 2015 Në ora: 13:39

Shkencëtarët në Britani kanë provuar legjendën e famshme të orës 300-vjeçare të John Harrison-it, për të cilën thuhej se mund të gabonte vetëm me 1 sekondë në 100 ditë.

Bëhet fjalë për një orë të ndërtuar në shekullin në shekullin XVIII, e cila ishte shpikja inxhinierike më e sakte e kohës, që nuk influencohej nga ngarkesat magnetike.

Shkencëtarët rindërtuan orën në të njëjtën mënyrë si John Harrison-i në shekullin XVIII dhe bënë eksperimentin. Në 100 ditë ora gaboi vetëm me 1 sekondë. Në këtë mënyrë, eksperimenti konfirmoi legjendën e saktësisë së kësaj ore.

Ora legjendare ka qenë pikë referimi për orën e Grinuiçit për shumë vjet dhe njihej si ora më e saktë që mund të kishte ndërtuar njeriu deri në atë kohë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat